23:13 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Munishi e feston fitoren e Ballkanit në Odë të Burrave

Skuadra e Ballkanit e nisi në mënyrë fantastike sezonin e ri.

Ata mposhtën me rezultat 1:4 ekipin e sapo inkuadruar në Superligë, Besa e Pejës, transmeton Indeksonline.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka zgjedhur një mënyrë interesante që ta festoj fitoren e parë në sezonin e ri.

Ai së bashku me presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi kanë qenë mysafirë në një Odë të Burrave në Suharekë.

“Fitorja festohet ne Odë më së miri . Ne oden e Hasanajve ne Reqan të Suharekes.Falemderit shume për mikriptje Hasanajve te Reqanit “, ka shkruar Munishi në postimin e tij.

Ballkani shihet si një nga skuadrat favorite për ta fituar titullin këtë sezon. Me transferimet e bëra në merkato, klubi nga Suhareka po duket më i frikshëm se sezonin e kaluar./Indeksonline/