17:14 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / Blerim

Munishi: E filluam ndeshjen me nervozizëm

Ka përfunduar takimin ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, duel ky në kuadër të xhiros së 29’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Me dy gola të shënuar nga, Edon Sadriu, Llapi arrit t’i marr tre pikë të vlefshme nga ky takim q që u mbyll me rezultatin final në 0:2, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe trajneri trajneri, Ismet Munishi i cili tha se e filluan ndeshjen me nervozizëm.

“Pak e filluam ndeshjen me nervozizëm, pjesa e dytë shkoj ma mirë, ndeshja e sotme nuk shkoj komplet mirë. Unë i përgëzoj lojtarët për angazhimin për luftën, ne kemi thane se jemi larg objektivave për ketë sezon”, tha Munishi.