75 Mall Live Search
23:25 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Munishi e krahason Prishtinën me Korenë Veriore

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi ka shprehur pakënaqësinë e tij me politikën e klubit të futbollit Prishtina, që nuk i lë futbollistët të shkojnë nëpër mediume.

“Nuk jemi në Korenë e Veriut që mos me i lënë futbollistët me shku. Kjo është demode, unë jom kundër silencio stampa që i thojnë latinisht. Futbollistët duhet të jenë të lirë që të flasin” deklaroi Munishi.

Që prej ardhjes së trajnerit Mirel Josa, futbollistët e Prishtinës janë parë tepër rrallë nëpër studiot televizive. /Indeksonline/