75 Mall Live Search
15:10 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / B O

Munishi: Fitoren ja dedikoj “Qelit”, jemi për titull

Prishtina ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme kundër vendit të parë aktualisht në tabelë, Dritës, me rezultat 2-1.

Ndeshja kishte një fund dramatik, pasiqë të trija golat u shënuan në fund, me Prishtinën që përmbysi rezultatin e takimit.

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, në fund të ndeshjës u shpreh mjaft i ngazëllyer me fitoren, duke mbajtur shpresa për titull.

Munishi tha që kjo fitore i dedikohet ish-kryetarit të “Plisave”, Ardian Blakajt “Qeli” në 17-vjetorin e vdekjes së tij.

“Drita ka skuadër mjaft të mirë, ne bënem ndeshjen që planifikuam si në fillim, luftuam shumë. Me angazhim edhe me luftë, e kemi meritu fitoren” tha Munishi.

Sa i përket shpresës për titull, Munishi shtoj: “Është herët të flitet, nëse nuk na ikun skuadrat tjera dhe nëse përmisohemi gjatë atëherë shpresat janë të gjalla”.