75 Mall Live Search
21:21 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / Gj. Sh

Munishi flet pas barazmit ndaj Dritës: Prishtina po rilind në të gjitha aspektet

Derbi i javës së tretë në AlbiMall Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të barabart 0-0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” ku të dy skuadrat edhe pse kërkonin fitoren ishin edhe po aq të kujdesshme, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi për mikrofonat e ArtSport.

Ai u shpreh i kënaqur me paraqitjet e futbollistëve të tij duke e ditur se çfarë ekipi të fort ka Drita, duke theksuar se është kënaqësi ta sheh Prishtinën që po rilind në të gjitha aspektet.

“Në klub mbretëron një atmosferë shumë e mirë, entuziazmi për futbollin në qytet është rikthyer në masë të madhe. Drita ka një ekip të fortë, e dinim që kemi një kundërshtar të fortë përpara. I përgëzoj djemtë për angazhimin e tyre në këtë takim, duhet të vazhdojmë të punojmë me besim të plotë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, për mua është kënaqësi sepse është një Prishtinë që po rilind në të gjitha aspektet”, deklaroi Munishi./IndeksOnline/