Munishi flet pas finales së Ligës së Kampionëve: Sot e shani krejt Guardiolan, por mbetet numri 1 në botë

Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka folur pas finales së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseas, ku fitues dolën këta të fundit me rezultat 0:1.
Përkundër se nuk doli fitues, Munishi beson se trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola mbetet trajneri më i mirë në botë, transmeton Indeksonline.
“Sonte e shani krejt .Por ky mbetet treneri numer 1 ne Botë. Futbolli është sporti më i miri ne botë se jo gjithmonë fiton më i miri. Respekt Mr Pep revolucionari futbollit”, u shprehë Munishi./Indeksonline/