75 Mall Live Search
20:05 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

Munishi: Futbolli do të luhet tek klubet e mëdha e të pasura, klubet më të vogla, sepse magjia e futbollit është me fortë

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka reaguar në lidhje me formimin e Superligës Evropiane.

Sipas Munishit, formimi i Superligës Evropiane vjen si pasoj e krizës financiare të klubeve gjatë pandemisë dhe rishikimit të buxheteve të klubeve.

Por, Munishi u shprehë se futbollit do të luhet edhe te klubet e mëdha, të pasura, klubet më të vogla e më të varfra pasi magjia e futbollit është më e fort se politikat e UEFA-s dhe lakmia e klubeve të mëdha, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Ismet Munishit:

Formimi i Superligës Evropiane vjen si pasoj e krizes financiare të klubeve gjatë pandemisë dhe rishikimit të buxheteve të klubeve.

Kur klubet e mëdha u perbalen me krizën dhe e panë se si ndahen mjetet nga Champions League , ku dihet se nga koha e Platinisë politikat zhvillimore te Uefa ‘s kanë mbeshtet vendet e varfera per vota ndersa diskriminimi ka ndodh me vendet e zhvilluara dhe klubet e mëdha.

Klubet e mëdha nuk e kan pas problem sepse kan pasur shume te hyra nga reklamat, biletat dhe shitjet e dresave dhe gjësendeve me logon e tyre.Ne kohen e pandemisë dhe mungeses se tifozëve , klubet u perballen me kriza financiare sepse u prish zingjiri që gjeneron financa.Disa kerkuan ndihme nga Uefa disa nga federatat përkatëse e disa edhe u shuan në disa vende sepse ndihma nuk ishte reale.Klubet patën kohë të mendojne dhe reflektuan, klubet e mëdha para ketij vendimi eshte dashtë të konsultohen me Uefan per vendimin final, por nuk e ben nje gjë të tillë.

Nëse formohet Superliga Evropiane , Uefa pëson goditje dhe e humb fuqin e saj që e ka .Nëse gjendet kompromisi mes Uefas dhe Klubeve të medha , ky do të jete shantazhi më i madh ne Historinë e Futbollit.

Gjithsesi futbolli do të luhet edhe te klubet e medha e te pasura edhe te klubet më te vogla e me te farfëra sepse magjia e futbollit eshte me e fort se qdo gjë edhe me e fort se politika e Uefas edhe më e fortë se lakmia e klubeve snobe ,, Te Medha,, .I love futboll