Munishi i drejtohet klubeve tjera: Bonu burra, na e uroni titullin

Kanë kaluar dy muaj kur janë zhvilluar ndeshjet e fundit të Superligës në futboll.
Edhe pse shorti për fazën e tretë është hedhur, koronavirusi ka bërë që asnjë ndeshje të mos luhet.
Kurse, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pret nga klubet rivale që t’ia urojnë titullin kampion.
Trajneri ka shkruar që secili klub i Superligës duhet të urojë Ballkanin, në faqet e tyre zyrtare.
Munishi këmbëngulë se nuk ka kushte për të vazhduar kampionatin.
“Besoj qe Ffk , tash duhet te sqarohet me neve qe jemi ne pritje. Nuk mund te presim pafundesisht. Te gjithë po e dimë epilogun , duhet te merren vendime . Kush i ka dy ditë shkollë e din që futboll nuk ka. Kush i njeh rrethanat e futbollit e din qe boll veshtirë po e pranojnë faktin qe na jemi ata qe do te shpallen kampion .
Bonu burra se pari klubet secila ne faqen e vet na e uroni titullin pastaj edhe nga Ffk presim te caktohet nje datë kur do të paisemi me kupë dhe me medale. Ju falemderit shumë për vemendje. Respekte”, ka shkruar Munishi në profilin e tij.