13:23 / E Martë, 29 Qershor 2021 / Blerim

Munishi: I kam thënë Xhakës që je më i mirë se Toni Kroos

Trajneri më karizmatik në Kosovë, Ismet Munishi ka dhënë një deklaratë interesante mbrëmë pas fitores së Zvicrës në 1/8 e finales në EURO20 kundër Francës.

Munishi tregoi se si i kishte thënë mesfushorit të Arsenalit, ‘je më i mirë se Toni Kroos’, shkruan IndeksOnline

“I kam thënë Xhakës që je më i mirë se Toni Kroos. Pse? Sepse je më i fuqishëm në duele. Vrapon më shumë se Kroosi”, ka thënë Munishi në emisionin sportiv në ATV

Granit Xhaka mbrëmë fitoi çmimin ‘Futbollisti i Ndeshjes’. Por, ai do të mungoj në ndeshjen çerekfinale kundër Spanjës për shkak të kartonëve të verdhë./IndeksOnline/