75 Mall Live Search
17:31 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / Gj. Sh

Munishi i lumtur pas fitorës ndaj Malishevës

Prishtina ka fituar ndaj Malishevës me rezultat 4:2, në ndeshjen e javës së shtatë të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, i cili u shpreh i lumtur me paraqitjen e futbollistëve dhe rezultatin, shkruan IndeksOnline.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve. Jemi të përgatitur shumë fizikisht. Djemtë kanë punuar gjatë fazës përgatitore dhe gjatë gjithë kësaj kohe. Kemi shumë karakter brenda ekipit. Pas pjesës së parë, rezultati ishte i thellë. Ishin gola të shënuar pak a shumë të ushtruar në stërvitje. Sulmuam me shumë lojtarë sulmues. Shfrytëzuam rastin të bëjmë rotacion për shkak të orarit të ngjeshur dhe ndeshjes me Drenicën. Jam shumë i lumtur me rezultatin. Kemi mposhtur një skuadër të fortë si Malisheva. Sot ishim shumë në element. Në pjesën e parë luajtëm në mënyrë fantastike dhe duhet t’i qasemi në mënyrë të tillë çdo ndeshjeje.

“Prishtina do ta luajë futbollin më të mirë në Kosovë. Kemi punuar që t’i thyejmë linjat e mesfushës dhe mbrojtjes së kundërshtarit. E kemi një projekt shumë afatgjatë. Duhet ta bëjmë lojën tonë që t’i kënaqim tifozët, “Plisat”, dhe kjo është mënyra se si duhet të luajë Prishtina”, tha Munishi për Art Sport.

Me këtë fitore, Prishtina ka shkuar në kuotën e 11 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë në tabel ndërsa Malisheva renditet në vendin e pestë me 7 pikë të grumbulluara./Indeksonline/