Munishi i njëjti edhe në Ligën e Parë, fajëson referat për humbjen e Ferizajit (VIDEO)

Edhe pse po drejton një skuadër në Ligën e Parë të Kosovës, Ismet Munishi ka mbetur i njejti.
Skuadra e Munishit, Ferizaji sot ka pësuar humbje 2-1 nga Vjosa, shkruan IndeksOnline.
Ai ka akuzuar gjyqtarër për humbjen, duke thënë se kjo është turpi më i madh i botës.
“Në shekullin 21 me lujtë në këso batanije futboll edhe me kësi referimi, është turpi më i madh i botës që mundet me ekzistu, domethënë kjo është deklarata ime. Me lujtë kësi fushe edhe kësi referimi, është turpi më i madh i botës që ekziston.”, ka deklaruar Munishi pas ndeshjes./IndeksOnline/