Munishi i thur lavde Blendi Baftiut, tregon se si do të mbahet mend ai

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi përmes një postimi në profiling e tij e ka ngritur lartë lojtarin e tij, Blend Baftiu.
Munishi beson se Baftiu do të mbahet mend si lojtar i artë I kohës së artë të Ballkanit, transmeton Indeksonline.
‘Ai ka aq shumë futboll ne vete sa gjethkush e ka të vështirë ta kuptoj’, ka shkruar ndër të tjera trajneri i Ballkanit.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë:
Mund te godet shtylla deri ne fund te kampionatit , të mos shenojë asnjë golë. Por Blendi gjithmon do te kujtohet dhe do te mbetet ne kujtimet tona si djaloshi i Artë i kohës së Artë te klubit tonë Fc Ballkani .
Sepse klasi i tijë është shumë i madhë . Sepse ai ka aq shumë futboll ne vete sa gjethkush e ka të vështirë ta kuptoj .
Por ai është në duar të sigurta dhe ne klub fantastik .
Forca Blendi. Forca Fc Ballkani.