Munishi insiston: Ndërtoni skuadra bio, se na myti koncentrati

Ismet Munishi pretendon se nuk ka thumbuar asnjë skuadër me mesazhin kontravers që shkroi në profilin e tij në Facebook.
“Ndërtoni bio skuadra dhe do tju shijojnë më shumë, sepse na myti koncetrati” shkroi Munishi.
Ai e ka përsëritur këtë mesazh, duke thënë se nuk po e sulmon asnjë skuadër, thjeshtë po jep këshillë.
Ky është postimi i plotë i Munishit:
“Futbolli vazhdon , futbolli luhet për qdo vjet.
Ekipet e futbollit të cilat jan rritur Bio dhe pa koncetrat ,aditiv ,konzervans e pesticide kanë jetëgjatsi më të madhe .
Ndërtoni Bio Skuadra dhe do tju shijojnë më shumë.
Sepse na myti koncetrati …
P.S
Nuk kam atakuar asnjë skuadër siq po pretendohet , thjesht kam dhënë një mesazh, një këshillë”