Munishi: Ishim me fat, mund të pësonim në fund

Ballkani ka arritur sukses historik pasi në takimin e sotëm gjysmëfinale ka siguruar plasmanin në finale të Kupës së Kosovës.
Pas 90 minutash, rezultati ishte 1-1, dhe goli i shënuar në udhëtim i Dakut, dërgon suharekasit tutje.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u shpreh i lumtur për rezultatin dhe kalimin në finale.
“Një gol i shënuar dhe një gol i pësuar, por jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, por ky ekip ka ende për t’u përmirësuar”, tha fillimisht Munishi për SSK.
“Kemi qenë të motivuar sepse Ballkani është për herë të parë tashmë në finale, dhe dua t’iu urojë gjithëve këtë”.
“Vetëbesimi tashmë është rritur, na ka munguar fati pasi kemi luajtur mirë, por sot ishim ne me fat pasi Feronikeli ka mundur të na ndëshkon në fund”, përfundoj Munishi.