Munishi: Kanë me pas problem ekipet kush luan me neve në Superligën e Kosovës

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së 25’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Me dy golat e Prognit dhe një të pranuar nga Berisha, Gjilani nën udhëheqjen e Munishit e fitoi takimi e ditës së sotëm, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshje foli edhe trajneri i ri i Gjilanit, Ismet Munishi i cili paralajmëroi skuadrat se do ta kenë të vështirë me Gjilanin.
“Kualiteti i skuadrës nuk përkon me pikët ku i kemi dhe renditjen në tabelë. Kjo ka qenë fitore e futbollisteve, e kanë tregu dëshirën e flaktë për luftë, Trepca’89 na vuri në vështirësi. Fitoren ia dedikoj tifozerisë Skifterat”, tha fillimisht Munishi.
Ai gjithashtu paralajmëroi skuadra e Superligës se do ta kenë të vështirë ndaj Gjilanit.
“Kanë me pas problem ekipet kush luan me neve në Superligën e Kosovës”, tha ai.