23:44 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Munishi kapet me drejtorin e Dritës: Veç për volejboll mundesh mem fol, ti kur flet për futboll me mua duhet me pas pak rrespekt

Drejtori i Dritës, Valon Zymberi dhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi janë fjalosur në emisionin “Kampionët” në Kanal 10.

Munishi deri sa ishte duke thënë se skuadra e tij mund të vrapoj si ekipit në Ligë të Kampionëve, drejtori i Dritës, Valon Zymberi  ka ndërhyrë duke thënë se a i ka parë ndeshjet.

Në këtë moment, Munishi ka shpërthyer kundër Zymberit, duke ja përmendur të kaluarën e tij, transmeton Indeksonline.

“Mos më kallxo për ndeshje ti, fol për volejboll, te kryj unë pastaj vazhdo. Ti ishe refer i volejbollit vlla, ti kur flet për futboll me mua duhet me pas pak rrespekt, mos u bë arrogant je djal i ri, rrespekt pak”- ka thënë Munishi.

Kjo nuk është hera e parë që Munishi dhe Zymberi fjalosën./Indeksonline/