Munishi: “Kemi transferuar futbollista këngëtarë”
Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, ka bërë disa komente mjaft interesante në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.
Munishi i cili njihet për deklaratat e tij “bombastike” ka thumbuar skuadrën e Lirisë së Prizrenit. Kjo deklaratë vie pasi që sot ka qarkulluar lajmi se njëri nga futbollistët e transferuar me bujë të madhe nga skuadra e Lirisë, ka rezultuar të jetë më i njohur më shumë si këngëtar, se sa si futbollist.
Trajneri karizmatik po ashtu foli edhe për fazën përgatitore të skuadrës së tij, Vëllaznimi.
“Kemi qenë nën ethe, kemi bërë shumë ndryshime në skuadër. 90 përqind e kemi realizuar planin e transferimeve, kemi pasur një ri-organizim të mirë në klub. Kemi shumë futbollistë të talentuar, i kemi pasur kushtet optimale, që për këtë duhet të falenderohen dy njerëz, kryetari i klubit (Agim Cana) dhe pronari i hotelit Bonita, hotel i cili na ka ofruar kushte të mjaftë të mira”, tha Munishi.