09:49 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Munishi: “Kosova nuk është dashur të zgjedh Danimarkën”

Trajneri Ismet Munishi nuk është pajtuar me vendimin që Kosova të luaj ndeshje miqësore me Danimarkën.

Sipas tij ky është kundërshtar i vështirë për “Dardanët”, dhe kjo ndeshje mund të shkaktoj probleme për duelin me Bullgarinë.

“Është dashur të gjendet një kundërshtar që përafërsisht i përngjan Bullgarisë.Danimarka nuk ka të bëjë fare me stilin e lojës së Bullgarisë, janë komplet të ndryshme.

Kjo ndeshje, në afat të shkurtë, nuk do të na bëjë mirë, nëse ne luajmë pas tre ditëve – edhe në aspektin fizik edhe në aspektin psikologjik – nuk na bën mirë,” deklaroi Munishi. /Indeksonline/