Munishi me mesazh për kundërshtarët: “Nese ëndërroni se na keni mundur, zgjohuni nga gjumi dhe kërkoni falje”

Sot luhet xhiro e fundit e këtij stinori në Superligën e Kosovës në futboll.
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pak orë para ndeshjes së fundit që skuadra e tij e zhvillon ndaj Dritës, ka vendosur që të falendëroj të gjithë bashkëpuntorët e tij, duke filluar nga kryetari i Ballkanit Arsim Kabashi, shkruan IndeksOnline.
Munishi përpos falendërimit për bashkëpuntorët, ka edhe një mesazh për kundërshtarët e tij.
“Nese ëndërroni se na keni mundur , zgjohuni nga gjumi dhe kërkoni falje.. lufta vazhdon”, ka shkruar ndër tjerash Munishi./IndeksOnline/