22:28 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / Blerim

Munishi mesazh ekipeve tjera: “Tash mbahuni mirë”

Trajneri i Ballkani, Ismet Munishi nuk ndalet me mesazhe drejtuar kundërshtarëve të tij në futboll.

Ismet “Baba”, me klubin e tij Ballkanin po tregon paraqitje të mirë, ku me përfudnimin e xhiros së nëntë në Superligë, klubi nga Suhareka ka grumbulluar plotë 22 pikë dhe mbanë vendin e parë në tabelë, shkruan IndeksOnline


Pak çaste më parë, Munishi përmes një postimi në “Facebook-un”e  tij zyrtar i drejtohet kundërshatrëve, duke i’u thënë që të mbahen fortë, pasi Ballkani është klub i mundësive.

“Kush pyet pse ? Qka ndodhi ? Si ndodhi ? Une jum them qe ata qe ju i injoruat ne ju dham besim motiv dhe i pregaditem fort .Tash mbanu mirë sepse ne jemi klubi i mundesive FcBallkani .Ne jemi familje e madhe .Ne jemi Suhareka”, shkruan ai.