75 Mall Live Search
10:32 / E Hënë, 03 Maj 2021 / Blerim

Munishi në 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA, kujton veprën e legjendës, Fadil Vokrri

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka uruar, sportistët, donatorët dhe gjithë ata që kontribuan për pranimin e Kosovës në UEFA.

Pikërisht me 3 maj të vitit 2016 vendi ynë u pranua me të drejta të plota në organizatën më të madhe të futbollit në botë, shkruan IndeksOnline

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime, në kongresin e UEFA-s, Kosova u pranua si antare e 55-të e kësaj organizate.

Kështu, trajneri Munishi kujton mundin dhe sakrificën e ish-presidenti dhe legjendës të futbollit kosovar, Fadil Vokrrit dhënë për sportin në Kosovë.