17:45 / E Martë, 07 Mars 2023 / indeksADMonline

Munishi në procedurë disiplinore ndërsa Zyrtari i Llapit suspendohet për katër muaj

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj Ismet Munishit, trajner i skuadrës së Prishtinës. Sipas Komisionit Disiplinor të FFK-së, ai ka akuzuar gjyqtarët, duke i fajsuar ata në rezultatet jo të mira.

‘’Kryetrajneri i FC ”Prishtina”, Ismet Munishi. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina-Ballkani si dhe të disa ndeshjeve të këtij stinori. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga krye trajneri i FC “Prishtina “ Ismet Munishi . Afati datë 10.03.2023 ora 13:00’’, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka suspenduar, Muhamet Rexhepin, zyrtarin e skuadrës se Llapit për katër muaj me arsyetimin se Rexhepi ka kërcënuar dhe ofenduar gjyqtarin Dardan Qaka, në ndeshjen kundër Dritës.

‘’Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Llapi”, Muhamet Rexhepi. Në min e 56 -të, fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes me fjalët: ”Nuk kanë faj ata që të kanë dënuar 7-8 xhiro mirë ta kanë bërë, e unë ta bëjë ma zi”. Pas përfundimit të ndeshjes ka ardhur në zhveshtore duke vazhduar me ofendime dhe kërcënime në prezencën e gjyqtarëve të ndeshjes. Ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe zyrtarëve të ndeshjes Drita –Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) muaj me mos ushtrim të detyrës zyrtare. RECEDIVIST.’’, thuhet në komunikatën e FFK-së. /IndeksOnline/