75 Mall Live Search
23:49 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / C E

Munishi: Në Superligë ka Golf 3, 4 e traktora, ja pse Ballkani ishte Ferrari

Ismet Munishi është rikthyer në ekranet televizive për të folur për futbollin kosovar.

Trajneri i njohur ka qenë mysafirë në emisionin Ekipa A në ATV, ku ka folur për shumë gjëra në futbollin kosovar.

Sa ishte trajner i Ballkanit, Munishi e quante skuadrën e tij ‘Ferrari’, si makina e famshme, shkruan.

Tani në një deklaratë në emisionin Ekipa A, Munishi ka treguar edhe arsyen se pse ia vendosi emrin Ferrari tanimë ish-skuadrës së tij Ballkanit.

“Ballkanin e kam quajtur Ferrari pasi që në Kosovë nuk ka pasur skuadër që luan aq shpejtë sa Ballkani”, deklaroi Munishi.

Tutje trajneri prishtinas thumboi disa nga skuadrat, por pa përmendur emra duke i quajtur me emra të veturave.

“Në Superligë sa kam qenë unë trajner ka pasur edhe skuadra Golf 3 e 4, edhe traktora, por jo Ferrari si Ballkani”, deklaroi Munishi.