75 Mall Live Search
17:25 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Munishi nuk njeh festa, Vëllaznimi vazhdon të stërvitet

Vëllaznimi do të jetë një kandidat serioz në stinorin pranveror që të rikthehet në Superligën e Kosovës në futboll

Skuadra e madhe nga Gjakova nuk e di se çfarë është pushimi, teksa sot e zhvilloi seancën e radhës stërvitore.

Bashkë me përforcimet e reja, djemoshat e Ismet Munishit u stërvitën në fushën me bari sintetik, ”Shani Nushi”, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: one or more people, sky, basketball court and outdoor

Përndryshe, Vëllaznimi dje finalizoi përforcimin e radhës – bëhet fjalë për mesfushorin, Besmir Fetahu.

Fetahu u transferua nga Besa te Vëllaznimi duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

Stinorin vjeshtor, Vëllaznimi e mbylli në vendin e pestë me 29 pikë, 9 pikë më pak se lideri, Vushtrria./IndeksOnline/

Image may contain: outdoor