Munishi para ndeshjes me Besën: Do i qasemi lojës me shumë seriozitet!

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka folur për ndeshjen e ardhshme të Superligës së Kosovës.
Klubi nga Anamorava, do të luaj të hënën nga ora 15:00 në kuadër të xhiros së 27-të me vendin e fundit në tabelë – kundër FC Besës.
Në një prononcim për IndeksOnline, Munishi thotë se skuadra e tij duhet t’i qaset ndeshjes me seriozitet të plotë.
“Besa po luan shumë mirë ndeshjet e fundit. Ka futbollistë të talentuar. Për neve është ndeshje shumë e rëndësishme për vazhdimin e rezultateve pozitive dhe ngritjen e moralit tek ne dhe te tifozët tanë. Do i qasemi lojës me shumë seriozitet duke e analizuar hollësisht kundërshtarin”, ka thënë Munishi për IndeksOnline
Kujtojmë që Gjilani është në pozitën e 4-të me 37 pikë, kurse Besa në pozitën e fundit me 10 pikë./IndeksOnline/