10:44 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / B O

Munishi para pak muajsh thoshte se është bashkë sa Mourinho, Klopp e Guardiola, por dje i ndërroi fjalët

Ismet “baba” vazhdon të prodhojë lajme sa herë që del para mediave me deklaratat e tij bombastike.

Para pak muajsh kishte thënë në një emision sportiv se për futbollin e Kosovës është bashkë sa Mourinho, Kloppi e Guardiola.

Por, Munishi e ka demantuar dje veten në prezantimin te Ferizaji.

Në konferencën për media, Munishi ka rrëfyer se i ka thënë presidentit se nuk është Mourinho e Guardiola sa i përket pritshmërive për edicionin e ardhshëm.

Për më shumë, mund të dëgjoni deklaratën e Ismet Munishit në mars dhe qershor./Indeksonline/