75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / A. A

Munishi pas eliminimit të Ballkanit: Nuk dua ta komentojë humbjen nga Llapi

Bledi Shkëmbi ka debutuar me disfatë në ndeshjen e tij të parë si trajner i Ballkanit.

Ekipi nga Suhareka u eliminua nga Llapi në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës, pas ekzekutimit të penalltive.

Ish trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi nuk dëshiron ta komentojë humbjen e Ballkanit.

“Kam qenë një vit e gjysmë te Ballkani dhe nuk është korrekte që ta komentojë apo analizojë ndeshjen” deklaroi Munishi për Indeksonline.

Edicionin e kaluar, 46 vjeçari Munishi e qoi Ballkanin deri në finale të Kupës ku u mposht nga Prishtina 1-0.

/Indeksonline/