75 Mall Live Search
17:33 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / Gj Sh

Munishi pas fitores ndaj Llapit: Këto rezultate janë meritë e futbollistave

Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi ka folur pas fitores 3-1 ndaj Llapit.

Ai tha se rezultatet pozitive të këtij sezoni, ku Dukagjini aktualisht është lidere e tabelës me 13 pikë, janë meritë e futbollistave.

”Një ndeshje me n jë kundërshtar kualitativ siç është Llapi, por lojtarët tanë po luftojnë jashtëzakonisht shumë edhe xhiro mas xhiro po i tregojnë vlerat e veta. Na kena një ekip jashtëzakonisht të fort dhe serioz. Unë i përgëzoj futbollistat për angazhim të pashoq dhe për këto rezultatet që i kanë bo deri tani është merit e futbollistave, prej të parit deri te i fundit.”, deklaroi Munishi pas ndeshjes./IndeksOnline/