75 Mall Live Search
16:06 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Munishi pas humbjes ndaj Dritës, sërish fajëson gjyqtarët

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, pas humbjes së ndeshjes kundër Dritës, ku ekipi i tij humbi me rezultat 2-1, ai sërish ka fajësuar gjyqtarët, duke e quajtur penalltin si penallti e kallajshme.

‘’Penalltia ishte e kallajshme, është loja e disatë që kemi kësi probleme. Duhet me pas kujdes në ndeshje derbi, edhe pse kam respekt për Dardanin. Po na ndodh që disa ndeshje me radhë. Drita ka ekip të mirë, nuk ka nevojë për ndihmë. Po e kam problem t’i motivoj lojtarët. A referohet kjo penallti në ndeshje derbi? A referohet në Angli?” tha ai.

Më tutje ai ka ngritur dyshimet se ekipi i Prishtinës nuk po gjykohet drejtë, duke kërkuar ‘fair-play’.

“E kemi një bindje që nuk po na gjykohet drejt. Kemi ardhur ta ngritim klubin, është një sakrificë e madhe e donatorëve, e lojtarëve, e trajnerëve, e të gjithëve në klub. Po kërkojmë veç ‘fair-play’, asgjë më shumë. Ai rast ishte më shumë faull në portier sesa penallti”, deklaroi Munishi pas lojës për Artmotion’’, deklaroi Munishi pas humbjes për Artmotion. /IndeksOnline/