Munishi pas humbjes nuk komenton referimin, edhe pse kishte shumë ankesa gjatë lojës

Ballkani është njoftuar me humbje e parë këtë pranverë në futbollin kosovar.
Flamurtari i Prishtinës, sot në ‘Xhemail Ibishi’, ka arritur ta befasojë liderin e Superligws duke e mposhtuar me rezultat 2:1, shkruan IndeksOnline.
Pas kësaj ndeshje, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi deklaroj se gabimet e bëra gjatë goditjeve standarde i kushtuan me dy gola.
“Kam pritur që të jetë një fushë më e rënduar, por ishte në gjendje që të luhet futboll. Duke ditur se Flamurtari lufton për mbijetesë, gabuam në dy ndërprerje të cilat i kemi stërvitur.
Ne vijmë pas dy super sfidave, gjithsesi tentuam me një gol rikthimin tonë, por pak ishin edhe rrethanat, duke mos komentuar edhe referimin”.
Faza e tretë? “Do të jetë përparsi e madhe të luajmë si vendas lojën e fundit të kampionatit, pasi si mysafir kemi pasur rrethana të çuditshme”, tha Munishi për SSK.