75 Mall Live Search
16:02 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Munishi pasi barazoi me Feronikelin: Kishim një kundërshtar të fortë!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Feronikelit dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së 11’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Feronikeli dhe Ballkani luajtën baraz në këtë ndeshje me vetëm me nga një gol të shënuar, Maliqi punuar, Maliqi nga radhët e Niklite Krasniqi nga skuadra suharekase, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe tekniku Munishi, ku tha se janë përballur me një kundërshtar të fortë sot.
“Ndeshje shumë e vështirë, me kundërshtar të fortë. Pranuam gol nga pakujdesia, por në fund arritëm ta barazojmë. Më vjen mirë që dolëm të pamposhtur nga “Rexhep Rexhepi”, pasi nëse diçka merituam këtu, ishte barazimi.

Në pjesën e dytë u zhvillua futboll pak më i ashpër, që tejkaloi lojën burrërore, por sido që të jetë, do të vazhdojmë përpara”, tha mes tjerash Munishi.