21:37 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Munishi pasi humbi kreun: Ballkani mund t’i mposht të gjithë kundërshtarët

Munishi nuk ka asnjë dyshim, Ballkani do të kthehet te rezultatet pozitive.

Barazim në Kupën e Kosovës, barazim në Superligë, rikthimi nuk ka qenë i mirë për Ballkanin pas pandemisë.

Në emisionin ‘Koha Shtesë’ të Super Sport, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi foli për formën e skuadrës dhe lëshoi edhe kritika për kundërshtarët.

 “Skuadrat kur luajnë kundër Ballkanit, mbrohen me 10 futbollistë, pastaj fillojnë me zhagit lojën. Zhagitja e lojës nuk është korrekte dhe nuk i ndihmon aspak futbollit tonë”, u shpreh Munishi.

Duhet të jemi më të qetë para portës, kemi pasur raste kundër Feronikelit dhe Drenicës, por duhet të jemi më të qetë”.

Jam i kënaqur me paraqitjen, ndoshta në disa momente po na mungon pasimi i fundit për me pas më shumë raste, pak ka humb edhe rrjedhshmëria e topit, por do të punojmë për këtë jemi këtu”, shtoi ai.

Ne kemi fuqi, talent forcë për me i mund të gjitha skuadrat”.

Ballkani ka humbur kreun me barazimin pa gola me Drenicën, Drita tani është liderë me një pikë më shumë se ekipi i Munishit.