08:50 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Munishi për lojtarët e Ballkanit, të prekur me koronavirus: Shërim të shpejtë luana

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u ka uruar shërim të shpejtë dy lojtarëve të rinj të Ballkanit, vëllezërit Kolgeci, që u konfirmuan dje si të infektuar me virusin Covid-19.

“Shërim të shpejtë luana”, ka shkruar Munishi në Facebook.

Të enjten, dy futbollistët e parë në Kosovë u konfirmuan me virusin Covid-19. Këta dy futbollistë janë pjesë e shkollës së futbollit të Ballkanit dhe vijnë nga Suhareka.

Sipas njoftimit të publikuar nga klubi dje, ata të dy janë djemtë e një mjeku, që gjithashtu ishte konfirmuar me virusin Covid-19.

“Kampionët tanë po përballen fuqishëm me Covid-19! Janë këta vëllezërit Kolgeci sinonim i urtësisë , edukatës dhe shpirtit garues!”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga Ballkani.