18:56 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Munishi përkrahë vendimin e Federatës së Belgjikës për ta shpallur kampionin më herët

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi përmes një postimi në Facebook ka mbështetur vendimin e Federatës së Belgjikës për ta përmbyllur kampionatin më herët për shkak të koronavirusit dhe shpallja e kampionit.

Vlen të kujtojmë që skuadra e Ballkanit për momentin gjendet në vendin e parë po me vetëm një pikë diferencë me vendin e dytë.

Cikli i tretë i Superligës së Kosovës sipas vendimit të UEFA-s pritet të filloj në muajin qershor.

Përkundër pezullimit të aktiviteteve sportive, futbollistët e Superligës së Kosovës po vazhdojnë stërvitjet individuale.