Munishi: Prishtina është skuadra më e madhe kosovare dhe çdo respekt për ta

Ballkani arriti të rikthehet tek fitoret në ndeshjen e sotme kundër Trepçës ’89.
Dy supergola nga Kuç dhe Gripshi i ndihmuan “portokallinjëve” të dalin të triumfuar nga takimi i sotëm.
Pas ndeshjes deklaratë dha edhe trajneri, Ismet Munishi.
“Më ka pëlqyer sot që skuadra ka luajtur me përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe, me të vërtetë sot është dashur të luajmë në këtë mënyrë në një ndeshje të tillë si kjo ndaj një skuadre shumë të mirë si Trepça ’89 që ka individë dhe lojë të bukur”, ka thënë trajneri pas ndeshjes.
“Nuk jap prognozë, Prishtina po gëzon formë të mirë, është skuadra më me traditë dhe më e madhe në futbollin kosovar, çdo respekt, por ne në çdo ndeshje do të hyjmë për fitore”, përfundoi ai.
Ballkani është në vendin e dytë në tabelë me një pikë më pak se Drita. /IndeksOnline/