75 Mall Live Search
18:42 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / OSH

Munishi: Puna e penalltive është tepru, pikën e fituam me plot meritë

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka folur pas barazimit të çmendur me Prishtinën.

Munishi tha se ishte i lumtur që lojtarët e tij arritën të barazonin e rezultatin me një futbollist më pak, transmeton Indeksonline.

“Normalisht ne ishim me 10 lojtarë ishim në disavantazh unë iu gëzova karakterit të lojtarëve që nuk u dorzuan deri në fund, lufta deri në minutat e fundit më pëlqeu. Ne nuk kalkulojmë dhe nuk vijmë për një pikë, Prishtina ishte ekip i mirë, na pamundësoj të dalim në kundërzbritje, unë besoj që pikën e fitum me plotë meritë”,

“Ma merr mendja që është e tepërt me penallti, nuk dua ta komentoj. Puna e penalltive pak është tepru”, u shprehë Munishi./Indeksonline/