Munishi reagon nga “plazhi” : Ka më shumë gjasa të bëhem konkurrent i KEK-ut
Gjatë ditës së sotme është lidhur emri i Imset Munishit me kryesuesit e Ligës së Parë, KEK-u.
Pas këtyre raportimeve ka reaguar edhe vetë trajneri nga Prishtina.
Ai ka thënë se nuk ka ndërmend të bëhet trajner i skuadrës nga Kastrioti dhe me shumë gjasë do të jetë në një nga skuadrat rivale të tyre.
Ky është reagimi i Munishit:
“Jam duke shijuar pushimet, oferta kam pasur nga shume klube por kam pasur nevoj te madhe per pushim. Mikut tim Bledar Devollit I deshiroj suksese, dhe ta shijoj historin qe eshte duke e bere me Kekun dhe mos te bjeri ne provokime. Me shume gjasa ka te behem trener te konkurentet e Kekut Se sa te Keku”. /IndeksOnline/