Munishi sjell besim te Ferizaji, pesë yjet e skuadrës vazhdojnë kontratën

Skuadra e Ferizajit ka njoftuar se ka vazhduar kontratat edhe me pesë futbollistë.
Të rinjtë e talentuar, Erion Sadriu, Gentrit Ramusa, Blend Topalli, Blend Bajraktari dhe Arjet Zejna nënshkruajnë kontratat e reja, transmeton IndeksOnline.
Lojtarët e përmendur, sezonin që përfundoi ishin pjesë e ekipit të parë. Erioni debutoi kundër Dritës, Ramusa kundër Ballkanit, Topalli kundër Trepçës e portieri Blend Bajraktari në derbin që u zhvillua në Gjilan, kundër Dritës.
Kujtojmë që pas rënies në Ligën e parë, Ferizaji ka zyrtarizuar trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ka sjellë besim te skuadra, për një rikthim në Superligë./IndeksOnline/