19:19 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Munishi skuadrat i ndryshon, zanatin se harron, për humbje gjyqtarin e fajëson

Ballkani është mposhtur për herë të parë këtë sezon në Superligë.

Skuadra nga Suhareka humbi nga Gjilani me rezultat minimal në ndeshjen e xhiros së pestë.

Trajneri i skuadrës, Ismet Munishi dyshon se gjykimi ishte i njëanshëm duke favorizuar vendasit.

Kundërshtari na dënoi nga një gjysmë rast, derisa u mbrojt mirë dhe nuk na la asnjë hapësirë, pavarësisht përpjekjeve tona”, deklaroi Munishi fillimisht për SuperSport.

Gjilani ka kundërshtarë shumë cilësorë, realizoi një gol në bazë të mjeshtërisë së tyre, pasi që në ekipin e tyre ka futbollistë tejet cilësorë”.

Pata përshtypjen që kriteri i gjykimit nuk ishte i njëjtë sikurse për ekipin vendas, po ashtu edhe për ekipin mysafir, prandaj edhe protestova dhe u përjashtova nga loja”, përfundoi Munishi. /IndeksOnline/