Munishi trajner te Gjilani, vjen me një kërkim falje për “Skifterat”

Sot dhe zyrtarisht skuadra e Gjilanit e ka prezantuar trajnerin e tyre të ri pas shkarkimit të Bylbyl Sokolit.
Skuadrën gjilanase deri në fund të këtij sezoni do ta drejtojë tekniku i njohur kosovar, Ismet Munishi, shkruan IndeksOnline
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ i kërkon falje tifozëve “Skifterat” në lidhje me deklaratat kundër tyre sa ishte pjesë e klubeve të tjera kosovare.