75 Mall Live Search
15:38 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Munishi tregon pse ia la penalltinë portierit

Me tri ndeshjet e ndeshjes së sotme ka përfunduar xhiroja e 19-të në Superligë.Ballkani vazhdoj ta ruaj kreun teksa ka fituar ndaj Ferizajt me rezultatin 3:0.

Fitore ka realizuar edhe Gjilani në shtëpi ndaj Flamurtarit, me rezultatin 2:0.

Tek triumfi ka ardhur edhe Trepça’89 krejt në fund 2:1 ndaj Dukagjinit.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi tregoi edhe pse ia la të gjuante penalltinë portieri i Ballkanit.

“Ferizaj luajti fort që është normale pasi ka shumë nevojë për pikë. Deri te goli i dytë patëm vështirësi por gjithsesi është një rezultat i kënaqshëm në fund. Neve na mbetet t’i përmirësojmë disa gjëra për ndeshjet e radhës ku na pret një duel i fortë me Prishtinën. Sa i përket penalltisë së tretë, portieri Ruxhi ishte deciziv te rasti i Ferizajt duke na shpëtuar nga barazimi dhe ai ka kohë që ka kërkuar nga unë të gjuajë një penallti pasi luan bukur me këmbë dhe si shpërblim që na shpëtoi te ai rasti deciziv ia dhamë rastin të gjuajë”, ka thënë për Supersport Ismet Munishi.

Me fitore, Ballkani tashmë gjendet në pozitën e parë në tabelë me 40 pikë, tri më shumë se dy ndjekësit Drita e Prishtina, këta të fundit do t’i ketë përballë në xhiron e radhës./Indeksonline/