Munishi: Unë jam Mourinho i Superligës

Gjilani ka mposhtur Dritën me rezultat 0-2 në ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës.
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi bëri një festë të madhe pas ndeshjes së bashku me tifozët dhe lojtarët.
Në intervistën për “Artmotion”, Munishi tha se është Mourinho i kësaj lige.
“Unë jam Mourinho për këtë ligë. Të tjerët kanë ardhë kanë shku, unë kam mbet këtu”, ka thënë ndër të tjerash.
Mourinho këtë fitore e ka quajtur edhe si mesazh për të gjithë ata që e kanë sharë në fillim të këtij sezonit. /IndeksOnline/