11:46 / E Premte, 17 Maj 2024 / G T

Murat Yakini “i përulet” Granit Xhakës: Ai mund të vendosë vetë a dëshiron të luajë në miqësore!

Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listen preliminare për Euro-n 2024, me 38-futbollistë që janë ftuar fillimisht për dy ndeshjet miqësore para nisjes në Gjermani.

Trajneri Murat Yakin ka folur fillimisht për dy ndeshjet miqësore ndaj Estonisë dhe Austrisë dhe ka një mesazh për Granit Xhakën, shkruan Indeksonline

“Akanji dhe Granit Xhaka kanë pasur një sezon të gjatë. Ata mund të vendosin vetë nëse duan të luajnë në këto miqësore. Por ata kanë përparësi”, u shpreh Murat Yakini

Kurse sa i përket objektivit të Zvicrës në Kampionatin Europian, Murat Yakini u përgjigj: Ne kemi një grup të vështirë, por shumë është e mundur”.

Kujtojmë që Zvicra është në grup së bashku me Gjermaninë, Skocinë dhe Austrinë, në këtë kompaticion që nis nga 14 qershori./Indeksonline/

Image