19:49 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Murati: Agron Rrahmani ia kushtoi jetën lirisë e atdheut

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kujtuar sot Agron Rrahmanin-Naserin.

Në një postim në Facebook, Murati ka shkruar se Agroni tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe atdheut, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i plotë i Muratit:

Në nderim të Agron Rrahmanit-Naserit

Agroni tërë jetën e tij ia kushtoi çështjes së lirisë dhe atdheut në rrugën e luftës çlirimtare. Këtë përkushtim e pat në kohën më të vështirë për atdheun, kur të paktët ishin në atë rrugë.

Aktivist i orëve të para, anëtar e udhëheqës në LKÇK, komandant i njësisë së parë guerile të LKÇK-së, organizator i njësive të UÇK-së që bartën peshë në lufën tonë çlirimtare.

Sa vështirë ishte të ishe si ti dje e sa lehtë të të nderojmë sot pranë varrit. Po nderimi më i madh do ishte nëse ne sot vazhdojmë ta duam vendin ashtu siç e deshe tu.

Nderim i përjetshëm për ty shok i dashur.