75 Mall Live Search
11:26 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / MSH

Murati: Buxheti komunal për 2024 arrin në 742 milionë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është rritur buxheti komunal për vitin 2024.

Sipas ministrit Murati, vitin e ardhshëm parahsihet që buxheti komunal të jetë 742.3 milionë euro.

May be an image of text that says 'Buxheti i Komunave (milion euro) 800 REPUBL IKA KOSOVES MINISTRIA EFINANCAVE, PUNES DHETRANSFEREVE 700 +195 mln 600 742.3 500 546.8 653.6 30% 567.5 400 25% 300 20% 15% 200 15% 14% 100 4% 10% -4% 5% 0% 2021 2022 -5% 2023 Buxheti 2024 -10% Rritja vjetore'

“Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023” ka thënë mes të tjerash ministri i Financave.

Murati shtoi se që nga fillimi i këtij mandati, buxheti komunal është rritur për 195 milionë euro.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro

Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.

Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023.

Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.

Suksesi Qeverisë në menaxhimin më të mirë të financave publike dhe në mbledhjen e të hyrave përkthehet në buxhet më të lartë për komunat.