Murati: Dehari do t’i ftojë edhe njëherë partitë në një takim konsultativ, shpresoj që LDK-ja të marrë pjesë, sot nuk erdhi

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën për bllokim të procesit të konstituimit të kuvendit, duke theksuar se disa prej deklaratave të deputetëve opozitarë janë në kundërshtim me veprimet e tyre.
“Në këtë situatë, deputetët kanë dështuar të konstituojnë kuvendin. Ka një sërë kundërthëniesh dhe paradokse në sjelljet e deputetëve të opozitës”, u shpreh Murati, transmeton IndeksOnline.
Ai përmendi konkretisht deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke thënë se qëndrimet e saj nuk përputhen me veprimet që ndërmerren në sallë.
“Kjo është sjellja e opozitës – një mungesë totale interesi për të zhbllokuar procesin. Ata nuk po duan të mundësojnë konstituimin e kuvendit”, theksoi ai.
“Kryesuesi i seancës besoj do t’i ftojë edhe njëherë partitë politike në konsultime. Shpresoj në thirrjen tjetër për konsultime të marrë pjesë edhe LDK-ja, jo sikur sot dhe të ketë një dakordim që të ecet përpara”, ka theksuar Murati.
Ai ka lënë të kuptohet se s’do të heqin dorë nga propozimi që Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.