75 Mall Live Search
12:05 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / Z S

Murati: Deri në qershor u regjistruan 6,642 biznese

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditir se deri në qershor janë regjistruar 6,642 biznese, duke vlerësuar se kjo është shenjë e një ekonomie të shëndetshme.

Sipas tij në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, që përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak.

Postimi i plotë:

Numri i bizneseve të reja ka shënuar edhe një rekord të ri në vitin e kaluar.

Në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, që përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak.

Lajmi i mirë është se viti 2025 pritet ta tejkalojë vitin 2024 me rekord të ri. Deri në muajin qershor 2025 janë regjistruar 6,642 biznese, dhe me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë për bizneset e reja të regjistruara.

May be an image of text that says 'Fig. 2: Numri i ndërmarrjeve 14,000 regjistruara dhe atyre 12,000 shuara sipas viteve 10,000 9,592 8,000 10,424 9,833 7,879 9,421 9,805 10,004 10,649 7,505 6,000 9,405 11,409 12,051 7,729 9,223 11,024 4,000 9,805 2,000 1,363 6,642 1,508 1,671 2,205 2,376 1,081 1,136 924 1,769 1,623 1,608 1,426 1,784 1,326 1,637 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 2022 2023 2024 2025 1,602 Ndërmarrje reja 699 Ndërmarrje shuara'

Kjo është shenjë e një ekonomie të shëndetshme që po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Hapja e bizneseve të reja nënkupton që ndërmarrësit janë optimistë për të ardhmen, por edhe që janë kreativë me ide të reja në treg.