Murati fajëson partitë tjera që si VV s’po arrijnë të zgjedhin Haxhiun: Nuk ndryshohet propozimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Hekuran Murati është deklaruar pas përfundimit të seancës ku tha se PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe janë për të bllokuar edhe më tepër procesin e konstituimit të kuvendit.
“Siç edhe e patë tashmë është e qartë se kush po bllokon, e kemi PDK, LDK, AAK dhe Listën Serbe që u deklaruan se janë kundër vazhdimit e zhbllokimit të procesit. Në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetues të vitit 2014 ku mundësohet që votimi të jetë i hapur, i fshehtë apo çfarëdo forme tjetër që të konstituohet kuvendi, Kushtetuesja ka paraparë që këto forma mund të përdoren. Ne pajtim edhe me këshillën e presidentes kishim një pengesë tek votimi i raportit për verifikimin e mandateve, përgjigja e presidentes ka qenë që si deputetë si kuvend është në përgjegjësinë e deputetëve të gjendet rrugë përpara për zhbllokim të situatës”, tha Murati