75 Mall Live Search
12:37 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / OSH

Murati: GDP- ja e Kosovës shënon rritje prej 16.28 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020

hekuran murati

GDP- ja e Kosovës ka shënuar rritje prej 16.28 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se është lajm i mirë që aktiviteti ekonomik ka shënuar një rritje të tillë rekorde.

“Lajmi i mirë është që aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje rekorde që nuk e kemi parë deri tani ku në krahasim me vitin paraprak GDP-ja ka shënuar rritje prej  16.28 për qind. Rritja ekonomike për gjashtë muajt e parë të këtij viti është  10.4 për qind. Mund të flasim për një rritje të përgjithshme ekonomike në gjysmë vitin e parë për sivjet”, tha ai.

“Shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme ekonomike edhe në raport me vitet që nuk kanë qenë pandemik. Këtë rritje e mbështesin edhe të dhënat nga ATK e Dogana se qarkullimi i bizneseve ka shënuar rritje prej 49.5 për qind
Punësimi ka rritje prej 22 mijë vende pune të reja në krahasim me qershorin e vitit paraprak. Projeksionet për rritje i kemi pasur për 7.9 për qind mirëpo marrë parasysh me performancën që pritet ta kemi mbi 10 për qind”, shtoi ai.