Murati i bën thirrje opozitës: Votojeni kandidatin tonë, të ecin para

Pak minuta para se të nis seanca konstituive, Hekuran Murati ka bërë thirrje që të votohet për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
“Sot do të jemi në seancë siç e parasheh rregullorja e punës e kuvendit. Gjithsesi ajo që duhet të kuptojnë edhe partitë opozitare që janë tash në kuvend është se sipas kushtetutës, sipas interpretimeve nga gjykata kushtetuese e drejta për të propozuar dhe për të pasur pozitën e kryekuvendarit i takon ekskluzivisht partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.